Tiranë, prishet tjetër ndërtim pa leje

13/08/2011 16:00

Policia bashkiake dhe Inspektoriati i Ndërtimit në Tiranë shkatërruan një tjetër ndërtim pa leje në kryeqytet.

Objekti ndodhet ne qender te Tiranes prane pallateve ‘Shallvare’. Prej ditesh bashkia e Tiranes ka nisur nje aksion per te prishur te gjithe ndertimet pa leje nje pjese e mire e te cilave u ndertuan menjeherë sapo u  konfirmua kryetari i bashkise.

Sipas zotit Haxhaj asnje ndertime pa leje nuk do te tolerohet dhe se brenda dy ditesh jane prishur 6 objekte pa leje. Inspektoret kane dale ne terren per te verifikuar ankesate e shumta te qytetareve, te cilet denoncojne fqinjët e tyre per ndertimet pa leje qe kane ndertuar ne kete periudhë permes nje numri telefoni te vendosur nga bashkia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA