Tepelenë, kalaja rrezikon shembjen

13/08/2011 11:30

Kalaja e Tepelenës prej një viti tashmë rrezikon shembjen në disa vende
prej plasaritjeve gjatësore të mureve të saj, muri perëndimor dhe muri
në krah të Portës së Vezirit i vendosur menjëherë mbi rrugën nacionale.

Kalaja e Tepëlenës një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike në Jug të vendit e lidhur ngushtë me emrin e Ali Pashë Tepelenës është lënë në harresë prej vitesh. Përvecse e përjashtuar nga cdo itinerar turistik kjo kështjellë po përballet me dëmtime serioze të strukturës së brendshme dhe mureve rrethuese.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Teplenës Fatmir Meci thotë për Top Channel se gjendja është kritike.

Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Tepelenës Tërmet Peci thotë se pritet që së shepjti të përfundojë pastrami tërësor i kalasë prej mbeturinave dhe gardheve private në mënyrë që ambienti t’ju kthehet vizitorëve por sipas tij bashkia nuk mund të ndërhyjë për carjet në mure kështu që sipas tij puna duhet të fillojë më shpëtimin e këtij monumenti.

Nga burimet historike, kalaja është projektuar nga vetë Pashai i cili ka inspektuar vetë etapat e ndërtimit të saj. Kalaja aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me një sipÄ—rfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri mÄ— 1820 ka qÄ—nÄ— rezidenca e dytÄ— e Ali Pashë Tepelenës.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA