Shijak, burri ekzekuton gruan e tij

13/08/2011 11:05

Një krim brenda familjes ka tronditur banoret e komunes Xhafzotaj të
rrethit Durres. Isuf Smoqi, 54 vjec ka qelluar paraditen e se shtunes
mbi te shoqen me nje arme gjahu duke e lene ate te vdekur ne vend.

Viktima eshte Bukurie Smoqi 50 vjece, nene e tre femijeve te autorit te krimit. Familja e Smoqeve nuk njihej si nje familje me probleme dhe ende nuk dihet argumenti qe ka nxitur konfliktin dhe me pas ka perfunduar ne vrasje.

Ngjarja e rende ndodhi ne fshatin Pjeze te komunes Xhafzotaj te Shijakut. Pas krimit burri nuk ka levizur nga shtepia ne te cilen ndodhej vetem me gruan ne castin e konfliktit. Ai ka njoftuar femijet per ate qe ka bere dhe ka pritur ne shtepi policine e cila ka bere shoqerimin e Smoqit bashke me armen e krimit e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.

Ngjarja ka shokuar krejt banoret e fshatit te cilet nuk pranojne te komentojne mbi ngjarjen e rende dhe as marredheniet mes cciftit qe kishte tre femije, nje prej te cileve te martuar. Zyrtarisht nga policia e Durresit deklarohet se ka qene nje konflikt i ashper i castit mes bashkeshorteve qe ka cuar ne ekzekutimin makaber te gruas 50 vjecare, ndersa ende nuk dihen motivet e tij pasi ne shtepi nuk ka qene askush pervec ciftit te perfshire ne krim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA