Sarandë, turizmi i kërcënuar

13/08/2011 13:45

Mijëra pushues shqiptarë dhe të huaj që kanë zgjedhur këtë vit brigjet e
Ksamilit për të kaluar pushimet e verës janë përballur shumë shpesh më
ndërprerjet e energjisë elektrikeqë ndodhin zakonisht në mbrëmje.

Megjithëse ndërprerja zgjat jo më shumë se 15-20 min ajo ka rezultuar shqetësuese për turistët dhe njësitë që ofrojnë shërbime hotelet restorantet, fast food njësitë e argëtimit etj.

Vetë pushuesit të kënaqur me cilësinë e bregdetit dhe ujit në Ksamil por dhe mundësitë për t’u akomoduar dhe ushqyer cilësisht thonë se ndërpreja e energjisë në pikun e sezonit duket e papranueshme por gjithsesi nuk mund t’i detyrojë të braktisin pushimet.

Ndërkaq në Sarandë kryeqendrën e turizmit në Jug vetëm 30 km më në veri situate duket më e pranueshme. Këtë verë ndërprerje të energjisë të regjistruara përgjatë sezonit në mbremje kanë qenë të paktën katër ndërsa ka dhe problem të furnizmit me ujë për disa lagje. Kufizime të tilla kanë qenë të lidhura sipas burimeve nga të CEZ dhe ujësjellësi përkatësisht me ndërhyrje për përmirësimin e rrjetit të energjisë dhe dëmtimeve në rrjet prej ndërhyrjeve të paligjshme.Megjithatë ofruesit e shërbimeve këtu cmojnë se situate është mjaft më e mirë se disa vite më parë.

Në Sarandë dhe Ksamil po pushojnë aktualisht mijëra pushues shqiptarë. Këtë vit është rritur mjaft numri i pushuesve nga trojet në Maqedoni dhe Kosovë ndërsa mund të flitet për turizëm më afatgjatë edhe prej të huajve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA