Presidenti Topi mesazh ngushëllimi familjes Dibra

13/08/2011 10:00

Presidenti i Republikës Bamir Topi i dërgoi një mesazh ngushëllimi
familjarëve të deputetit Gezim Dibra, i cili ndërroi jetë një ditë më
parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Kreu i shtetit shpreh hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të zotit Dibra, i cili me përkushtim e dinjitet jetoi dhe punoi duke u shërbyer interesave të qytetarëve shkodranë dhe të mbarë popullit shqiptar.

“Në këtë ditë të vështirë për familjarët, të afërmit dhe gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin e të punojnë me Gëzimin, ndaj me ju edhe vlerësimin e lartë për personalitetin e tij të shquar si një njeri me vlera të spikatura qytetare, për integritetin dhe ndershmërinë si sipërmarrës i suksesshëm dhe për angazhimin e tij të përgjegjshëm politik në radhët e Partisë Demokratike e në Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e presidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta