Masakra në Korcë, 84-vjecari: Vrava partneren time

13/08/2011 21:30

Zbardhet ngjarja makabre e masakrimit të një gruaje në Korcë. Personi me
të cilin bashkëjetonte viktima 42-vjecare pranoi të ketë kryer aktin
kriminal.

Policia ka bërë të ditur se viktima quhet Liljana Arapi, ndërsa autori është Gaqo Dumka 84 vjec, i cili është arrestuar dhe ndodhet ne komisariatin e Korcës.

Gjatë rrëfëmit në polici i moshuari ka treguar se e ka vrarë gruan në banesë, më pas e ka copëtuar dhe e ka hedhur në plehra të ndarë në pjesë. Dyshimet e para të cojnë në konkluzionin se krimi i rëndë është kryer për motive xhelozie.

Ndërkohë ende nuk është gjetur koka e gruas, e cila bashkë me duart dhe këmbët ishte e ndarë nga trupi.

Horror në Korcë

Gruaja është masakruar pa mëshirë dhe është hedhur në fushën e mbetjeve urbane në periferi të qytetit të Korçës. Që nga orët e mbrëmjes të ditës së enjte, kur janë zbuluar rastësisht gjymtyrë të prera të një kufome të seksit femër në fushën ku hidhen mbetjet urbane, rreth dy kilometra larg qytetit të Korçës, dhe në orët në vazhdim të ditës së premte kur kishte mbetur ende mister ky krim rrëqethës, vrasja me prerje të gjymtyrëve dhe kokës së një gruaje ka qenë ngjarja më tronditëse për opinionin vendas.

Zbulimi i kufomës së prerë në gjymtyrë dhe në kokë, është bërë fare rastësisht, nga banorë të periferisë që punojnë për të mbledhur kanaçe në vendin e hedhjes së mbetjeve urbane në Korçë. Policia tha se është sinjalizuar rreth orës 23:00 të së enjtes, nga persona që sistemojnë mbeturinat urbane të qytetit, për këtë ngjarje të pazakontë.

Në fakt, kanë qenë banorë të periferisë, ata të cilët duke gërmuar nëpër thasë kanë gjetur papritur pjesë të gjymtyrëve të një njeriu dhe pamja tronditëse nuk kishte se si të kalonte pa njoftuar policinë. Burime zyrtare të Policisë së Korçës, bënë të ditur se në afërsi të fshatit Ravonik, pranë fushës së mbetjeve urbane janë gjetur dy thasë të zinj plastikë me gjymtyrë të prera njeriu. Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje, ka konstatuar se kufoma e prerë në pjesë i përkiste një njeriu të seksit femër, të moshës rreth 40 vjeç. E gjymtuar në pjesën e këmbëve dhe të duarve, si dhe me kokë të prerë, kufoma nuk është identifikuar edhe pas orë të tëra përpjekjesh dhe sensibilizimi nga policia.

Gjatë ditës së premte, kanë mbërritur në morgun e spitalit të Korçës ku do të kryhej autopsia, edhe mjekë nga Tirana për të bërë të mundur identifikimin e gruas së masakruar.

Policia bëri të ditur se nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se viktima nuk ka kryer më parë lindje fëmije. Sipas hetimeve gruaja është qëlluar para se të gjymtohej në gjymtyrë dhe kokë me disa thika në trup, dhe këto i kanë shkaktuar vdekjen. Më pas, i janë prerë me sëpatë gjymtyrët e këmbëve dhe duarve, si dhe koka.

Ka të dhëna të policisë, se mizoria e personit që ka kryer këtë akt, ka shkuar deri në prerjen e organit gjenital të gruas, duke bërë që të dyshohet se ka qenë një hakmarrje për motive xhelozie apo për lidhje intime të viktimës me ndonjë person tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA