Gjirokastër, zjarri shkatërron kullotat

13/08/2011 11:45

Dhjetëra vatra zjarresh në të gjithë jugun po shkatërrojnë kullota, pyje
dhe prona.38 vatra zjarri të regjistruara dje në Gjirokastër, Tepelenë
dhe Sarandë vazhdojnë riaktivizimin e dhe sot por shumica e tyre gjenden
larg qendrave të banuara.

Zjarret kanë djegur një platacion ullinj pranë fshatit Bëcisht në Tepelenë dhe kanë kërcënuar disa shtëpi. Zjarri mund t’i afrohet rrezikshëm nënstacionit elektrik që ndodhet pranë. Zjarre të tjera në Tepelenë kanë djegur shkurre dhe kullota në një sipërfaqe prej qindra hektare zjarret e mbrëmjes kanë shkatërruar një masiv me pisha mbi Parkun e Viroit, të tjerë zjarre kanë djegur vreshta në Lunxhëri, pisha në Lihohovë dhe kanë rrezikuar prona dhe shtëpi në Nepravishtë, Cepunë dhe Andon Poci.

Në Sarandë vazhdon të digjet pylli mbi Parkun e Syrit të Kaltër, masivi i pyjeve në Pec dhe bimësia e mrekullueshme shkëmbore përballë rrugës që të con në Hidrocentralin e Bistricës. Zjarrfikësit thonë se situata është më e vështira e të gjithë viteve të fundit. Ndërkaq qindra zjarre që nuk kanë ndalur që prej fillimit të korrikut kanë shkaktuar tejndotje të ajrit.Atmosfera është e ngarkuar me tym dhe smog në të gjithë jugun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA