Aksident rrugor, plagosen katër të rinj

13/08/2011 13:40

Katër të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë aksidenti automobilistik në
segmentin Elbasan– Peqin, në afërsi të fshatit Përparim, në orët e para
të mëngjesit.

Nje mjet tip Wolsvagen me me drejtues shtetasin Ervis Lika, 22 vjeç, u perplas me borduren ne ane te rruges. Si pasoje e humbjes se kontrollit te drejtimit, automjeti perfundoi ne kanal.

Nga aksidenti mbeten te plagosur drejtues i mjetit dhe tre shoket e tij, Klajdi Bronica 22 vjeç, dhe vëllezërit Leonard e Sefer Progni, perkatesisht 21 dhe 23  vjeç, te katert nga qyteti i Peqinit.

Te plagosurit jane transportuar per ne spitalin rajonal te qytetit, ku dy prej tyre ndodhen enden gjendje kritike per jeten. Policia ende nuk ka dhene nje version te saj per shkaqet e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA