Vriten 5 ushtarë të NATO-s

11/08/2011 20:50

5 ushtarë të Nato-s janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në jug të Afganistanit, vdekje që e çojnë në 51 bilancin e humbjeve në radhët e personelit të huaj në këtë vend brenda muajit gusht.

Ngjarja vjen në një kohë kur ende nuk është fashitur jehona e vrasjes së 30 ushtarëve amerikanë të shtunën, 22 nga të cilët anëtarë të njësisë së forcave speciale Navy Seals, të cilat ndërmorën sulmin kundër Bin Ladenit në Pakistan.

Kjo rritje e numrit të viktimave përkon me fillimin e fazës së parë të procesit gradual të kalimit të përgjegjësive të sigurisë në duart e forcave afgane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA