Putin zbulon amforat
					 11/08/2011 21:30					
				
				 
								
			Kryeministri rus, Vladimir Putin, nuk heq dorë nga rënia në sy dhe përpjekjet për të shpalosur aftësitë e tij edhe jashtë zyrës.
Sipërmarrja e fundit e kreut të ekzekutivit rus u zhvillua në një zonë arkeologjike në jug të vendit.
Putin u zhyt në ujë si një profesionist i vërtetë dhe nxorri në sipërfaqe dy amfora antike. Vetë kryeministri sqaroi se për të kjo ishte zhytja e tretë e këtij lloji.
Amforat e gjetura prej tij ishin të shekullit të VI-të pas Krishtit.
Top Channel