Obama përkujton viktimat e 11 shtatorit

11/08/2011 08:05

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shtruar darkën e Iftarit, me rastin
e muajit të Shenjtë të Ramazanit, në Shtëpinë e Bardhë, ku ishin të
ftuar diplomatë, zyrtarë të administratës dhe ligjëvënës amerikanë.

Gjatë kësaj darke, Obama është njohur me të mbijetuarit myslimanë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Duke pasur parasysh se 10 vjetori i këtyre sulmeve po afrohet, presidenti Obama, tha se është momenti për të përkujtuar njerëzit me origjinë të ndryshme.

“Për një muaj, ne do ta shënojmë 10 vjetorin e këtyre sulmeve të tmerrshme, që sollën aq shumë dhembje në zemrat tona. Do të jetë kohë për t’i nderuar ata që ne i humbëm, familjet që vazhdojnë trashëgiminë e tyre, heronjtë që shpejtuan të ndihmojnë atë ditë dhe të gjithë ata që shërbyen për të na mbajtur të sigurt gjatë kësaj dekade të vështirë. Sonte, ia vlen të përkujtojmë se ata amerikanë ishin të shumë besimeve, përfshirë myslimanët amerikanë dhe patriotë”, tha Baraka Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA