Mbledhja e KS, informacione për dhunën në Siri

11/08/2011 08:45

Diplomatët në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuatra thonë se
kanë marrë informacione shqetësuese për vazhdimin e dhunës në Siri.

Mbrëmë vonë, në Këshillin e Sigurmit me dyer të mbylluara, foli ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Oskar Fernandez Taranko.

I dërguari britanik, Filip Parham, tha se informacionet sugjerojnë se afro 2 mijë civilë tashmë janë vrarë në Siri, afro 13 mijë janë arrestuar nga autoritetet, dhjetëra mijëra janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa mijëra refugjatë sirianë mbeten në Turqi.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, tha se Uashingtoni tani beson se “Siria do të jetë vend më i mirë” pa presidentin Bashar al-Asad, për të cilin ajo tha se “e ka humbur të gjithë legjitimitetin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA