Kili, përleshje përballë universitetit në Santiago
11/08/2011 18:10
Rritet tensioni në Kili. Mëngjesin e sotëm grupe të rinjsh janë përleshur me forcat e rendit përballë Universitetit Teknologjik Metropolitan, në kryeqytetin Santiago.
Sipas dëshmitarëve, disa të rinj të maskuar me kapuçë i kanë vënë flakën barrikadave dhe kanë bllokuar trafikun.
Santiago është përfshirë nga demonstratat ku kërkohet një arsimim cilësor dhe falas.
Top Channel