Holtkemper: Nuk flas për zgjedhjet pa raportin e OSBE-së

11/08/2011 17:30

Ambasadorja gjermane, Carola Holtkemper, ka deklaruar se “do të flas për zgjedhjet pasi të kem në dorë raportin e OSBE-së”.

“Për zgjedhjet do të flasim pasi të kemi në dorë raportin e OSBE-së. Pa raportin e OSBE-së s’ mund të konstatojmë vullnetin e zgjedhësve”, theksoi Holtkemper duke folur nga Korça.

“Në zgjedhjet vendore pati numërim të pjesshëm të votave e më pas rinumërim. Duhet Kod i ri Zgjedhor, forcat politike të bashkëpunojnë”, shtoi Holtkemper.

Top Channel