Estoni, një i armatosur sulmon Ministrinë e Mbrojtjes

11/08/2011 22:15

Një person i armatosur sulmoi ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes në kryeqytetin e Estonisë, Talin, duke qëlluar me armë dhe duke lëshuar një bombë tymuese.

Ai u vra pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë gjatë të cilës mbeti i plagosur edhe një polic.

Motivet se pse Karen Dramb-Xhan, hyri në ministri, mbeten e ende të paqarta.  

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 me orën lokale. Nënpunësit e ministrisë u evakuuan dhe policia rrethoi menjëherë ndërtesën.

Ministri i Mbrojtjes, Mart Laar nuk ndodhej aty në kohën kur ndodhi incidenti.

Zyrtarët kundërshtuan raportimet se personi i armatosur kishte shërbyer në ushtri apo të kishte marrë peng një roje sigurie. Ata saktësuan se ai kishte lindur në Armeni në vitin 1954 dhe fliste rusisht, por nuk kishe bërë asnjë kërkesë specifike.

Hetimet vazhdojnë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje që tronditi jo pak kryeqytetin Talin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA