
Bursat europiane po tentojnë ringritjen pas një zhytjeje të mërkurën të diktuar nga lëkundja e letrave me vlerë në Francë.
Sinjale pozitive mberriten nga bursa e Italise, 2.28% ishte rritja e indeksit ne Londer dhe mbyllje me plus paten edhe Frankfurti, Parisi e Amsterdami. Nje frymemarrje e tille e tregjeve ishte parashikuar nga specialistet. Jehona e humbjeve ne kontinentin e vjeter dhe ajo e kredhjes se Wall Street-it mberriti deri ne Azi.
Por reagimet ketu kane qene mikse.Tokio arriti te limitonte demet, fale faktit qe investitoret japoneze ruajten qetesine e nuk u perfshine nga paniku prej humbjeve te renda te fillimjaves. Seuli nuk mundi te bente te njejten gje dhe indeksi i tij Kospi u hap sot me renie 3%.
Lekundjet e termetit ne tregjet aziatike te aksioneve ishin edhe ato vazhde e spekullimeve se Franca mund te jete vendi i radhes qe humbet klasifimin e 3 A-ve per kreditim.
Shqetësimet mbi rritjen e dobët ekonomike të SHBA dhe ngerci qe kane gjeneruar problemet e borxhit europian, jane shkaku i tronditjes se tregjeve qe vazhdon prej kohesh tashme. Frikat ishin kufizuar pergjithesisht tek situata e ekonomive me te vogla, apo periferike, sic cilesohen greqia e portugalia. Por ndersa veshtiresite rrezikojne te infektojne ekonomite e medha, shanset per t’i nxjerre nga telashet jane shume me te vogla, thone ekspertet, e kjo po mbjell panik.
Te merkuren indeksi Cac i Frances ra me 5,5 % pavaresisht garancive te Parisit zyrtar se rating-ut te tyre te kreditit nuk i kanoset asnje kercenim. Tre agjencitë kryesore te vleresimit te riskut, Moody’s, Standard & Poor’s dhe Fitch riafirmuan pak me vone klasifikimin e e 3 A-ve per francen, e megjithate, investitoret vazhdojne te mbeten skeptike persa i perket shendetit financiar te vendit dhe stabilitetit te sektorit te tij bankar.
Top Channel