SHBA, ndjekje ndaj 3 vëllezërve kriminelë
09/08/2011 21:40
Në fillim i kanë qëlluar një polici të Floridës, i cili po tentonte t’i ndalonte për tejkalim shpejtësie, më pas kanë grabitur një bankë në Georgia.
Kjo ka ndodhur në datën 2 gusht dhe vëllezërit Dougherty kanë humbur gjurmët. Tashmë janë në kërkim nga FBI-ja.
“Janë të armatosur dhe të rrezikshëm. Nëse i shihni, mos u afroni”, ka lajmëruar policia sipas mediave online amerikane.
Top Channel