
Presidenti amerikan, Barak Obama thyen heshtjen dhe komenton për herë të parë vendimin e Standard & Poor’s për zhvlerësimin e kredimarrjes së SHBA-së nga AAA në AA+.
Në një dalje para mediave, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara nuk e meritojnë këtë zhvlerësim dhe se tregu vetë beson se SHBA është në nivelin AAA.
“Tregu vazhdon të besojë që jemi në nivelin AAA. Problemet tona janë të zgjidhshme dhe na nevojitet një platformë afatgjatë. Zhvlerësimi erdhi për shkak të debateve politike dhe borxhit politik, megjithatë nuk me intereson se cfarë thotë apo mendon një agjenci, ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të qendrojmë gjithmonë në nivelin AAA”, tha Obama.
Ndërkohë, agjencia tjetër e klasifikimit të aftësisë së shteteve për kredimarrje, Moody’s rikonfirmoi edhe njëherë vlerësimin AAA për Shtetet e Bashkuara.
Top Channel