
Inflacioni në Kinë gjatë muajit korrik ka qenë më i lartë nga sa
parashikohej, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të frenuar rritjen
e cmimeve.
Cmimet e konsumit në muajin e kaluar u rritën me 6.5 për qind krahasuar me cmimet e një muaji më parë, bën të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave.
Rritja vjen pavarësisht se Banka Qendrore e Kinës ka rritur pesë herë normat e interesit që nga tetori i vitit 2010, në përpjekje për të kontrolluar cmimet.
Ngritja e cmimeve të konsumit është kthyer në një cështje të nxehtë për politikën kineze.
“S’ka dyshime që inflacioni nuk po përmirësohet, duke parë rritjen e cmimeve muaj pas muaji”, ka deklaruar eksperti i filialit të Societe Generale, Wei Yao.
Nga ana e tyre, autoritetet kineze kanë deklaruar se kontrolli i rritjes së cmimeve është prioriteti i tyre numër një.
Top Channel