BQE, “fati” i ekonomisë italiane

07/08/2011 15:20

Banka Qendrore Europiane do të vendosë sot të marrë në dorë fatin e ekonomisë italiane, e cila është ekonomia e fundit dhe më e madhja e eurozonës që është goditur nga kriza.

Bordi Drejtues i Bankës do të diskutojë për blerjen e borxhit italian për të mos e cuar atë drejt falimentit.Por për këtë cështje anëtarët e bordit janë të ndarë.

Shqetësimet në rritje mbi problemet e borxhit në eurozonë dhe në Shtetet e Bashkuara ishin shkaktaret e luhatjeve të frikshme të tregjeve të aksioneve ditët e fundit.

Ministrat e Financës së G7 do të mbajnë një takim urgjent i cili do të përqendrohet tek rrugët që duhen ndjekur për qetësimin e tregjeve para rihapjes së tyre ditën e hënë.

Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane që përfshin edhe guvernatorët e bankave të 17 vendeve të zonës euro pritet të zhvillojë një telekonferencë këtë pasdite.

Reuters thotë se presidenti i saj, Jean Claud Trichet kërkon një vendim përfundimtar mbi mundësinë e blerjes së borxhit italian, ekonomia e së cilës është prekur nga kriza e borxheve.

Gjermania duket se është kundërshtarja kryesore në këtë mes. Sipas mediave gjermane, në qeverinë gjermane ka dyshime serioze nëse ekonomia italiane e zhytur thellë në borxhe mund të stabilizohet përmes paketës europiane të shpëtimit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se partnerët nuk mund të japin garanci për borxhin e përgjithshëm italian që mbërrin në mbi 1.8 bilion euro.

Italia dhe Spanja u gjenden javën e kaluar nën presion nën koston e huamarrjes që mbërriti në nivelet më të larta në 14 vjet, ndërsa tregjet vazhduan të besojnë se ato do të jenë viktimat e radhës nga kriza e borxheve që gjunjëzoi Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA