Lëvizja Vetëvendosje e ka vlerësuar si zmbrapsje të qeverisë marrëveshjen që kjo e fundit arriti me KFOR-in për situatën në veri të Kosovës.

Kryetari i saj, Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja përbën një dështim për shtetin e Kosovës dhe përgjegjësia për këtë bie mbi kryeministrin Hashim Thaci, i cili sipas tij nuk ka vazhduar operacionin për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit.

“Pikat për të cilat qeveria dhe KFOR-i kanë rënë dakord janë urdhëra të KFOR-it për qeverinë dhe jo kushte të qeverisë për KFOR-in”, ka deklaruar Kurti.

“Tani qeveria nuk ka kurfarë kontrolli mbi veriun pasi këtë përgjegjësi ia ka kaluar KFOR-it, që është në Kosovë në bazë të rezolutës 1244 dhe nuk njeh pavarësinë e vendit”, ka theksuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA