Veri, serbët ndërtim të ri në Lagjen e Boshnjakëve
06/08/2011 11:20
Qeveria e Serbisë ka ditë që ka nisur ndërtimin e një ndërtese
shumëkatëshe në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, gjë e cila
ka shqetësuar shqiptarët që jetojnë në këtë lagje të banuar me popullsi shumeentike.
Ata shqetësohen për tendencën e ndërrimit të strukturës etnike në këtë lagje nga ana e Qeverisë së Serbisë dhe këto ndërtime i quajnë politike. Kosovapress thekson kerkesen e tyre per mbështetje më të fuqishme institucionale.
Florent Azemi, përfaqësues i Lagjes së Boshnjakëve, u shpreh i shqetësuar për këto ndërtime, të cilat siç tha ai, janë politike.
Sipas tij, shqetësimet te banorët për një gjë të tillë janë prezente, por për shkak të gjendjes së ditëve të fundit.
Top Channel