SHBA kërkojnë lirimin e Tymoshenko

06/08/2011 21:40

Uashingtoni ka kërkuar lirimin e ish-kryeministres ukrainase Yulia Tymoshenko, e arrestuar dje për sjellje negative ndaj gjykatësve dhe dëshmitarëve në procesin ndaj saj.

“Arrestimi ka shkaktuar shqetësim në mbarë botën lidhur me aplikimin e shtetit të së drejtës në Ukrainë dhe tregon se procesi është i motivuar politikisht”, ka deklaruar ambasada amerikane në Kiev.

Selia diplomatike amerikane në kryeqytetin ukrainas ka kërkuar që gjykata të rishqyrtojë vendimin për arrestimin e lideres së opozitës.

Ndërkohë, në qendër të Kievit kanë vijuar protestat e qindra personave për lirimin e “gruas së hekurt”.

“Protestojmë për një vend më të mirë”, kanë deklaruar manifestuesit, të cilët kanë organizuar një koncert dhe kanë ngritur tenda për të kundërshtuar arrestimin.

Por jo të gjithë kanë qenë dakord me ta. Jo shumë larg tendave të manifestuesve, pranë sheshit Maidan që ka qenë simbol i Revolucionit Portokalli të vitit 2004, është shkruar një parrullë drejtuar gjyqtarit që urdhëroi arrestimin e Tymoshenko: “Ukraina është me ty”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA