Pas kërkesës së një deputeti të Partise Ultranacionaliste Laos,Banka e
Përgjithshme e Greqisë i ka cuar parlamentit grek të dhëna për sasitë e
parave të dërguara nga emigrantët drejt atdheut të tyre në vitet e
fundit.

Sipas këtyre statistikave vetëm në Shqipëri prej vitit 2003 jane cuar nëpërmjet bankave mbi 2.26 miliardë euro, për të cilat dyshohet se nuk janë kryer kontrollet përkatëse dhe se mund të jenë para të pista.

Deputeti ne fjale ka kerkuar prej drejtuesve bankare ne se jane kontrolluar sipas ligjeve perkatese dergesat e ketyre klienteve qe sipas ligjeve ne fuqi, perballohen si persona te “rrezikshmerise se larte” per faktin se mund te pastrojne parate ,ose mund te sponsorizojne terroristet,nese jane paguar taksat dhe kush eshte destinacioni i tyre. Pervec Shqiperise mbi 1.5 ml euro jane derguar ne rruge bankare ne Pakistan dhe gati 1 milionë në Afganistan.

Lajmin e publikon edhe gazeta ekonomike e se shtunes “Niki tis Dhimokratias” e cila thekson faktin se ky fenomen ndodh ndersa depozitat e bankave greke po boshatisen nga klientet te cilet kane humbur besimin tek sistemi bankar vendas. “Per me shume,  shton gazeta, askush nuk njeh me saktesi shumat e parave qe cojne dorazi emigrantet shqiptare drejt atdheut te tyre,te cilat mund te jene gati dhjetefishi i atyre qe publikohen, aq me teper ne keto momente kur vihet re nje kthim i emigranteve ne Shqiperi, per shkak te rritjes se papunesise ne vend”.

Madje mediat greke i referohen edhe amnistise fiskale qe ka shpallur Tirana zyrtare me nje takse prej vetem 3% ndaj te gjithe emigranteve qe deshirojne te sjellin parate e tyre ne bankat shqiptare,duke kryer paralelisht me kete veprim edhe nje pastrim parash per ata persona qe kane nxjerre fitime me veprimtari te paligjshme. Vetem ne tremujorin e pare te ketij viti remitancat e emigranteve nga Greqia, qe perbejne 42% te emigranteve shqiptare ne te gjithe boten,kane kapur shifren prej 153 .1 milion euro,17 milion me pak se tremujori i pare i 2010 dhe 30 milion me pak se e njejta periudhe e vitit 2009.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA