Fushë-Krujë, ndotje nga furrat
06/08/2011 15:10
Mes fabrikave të cimentos, guroreve dhe furrave të gëlqeres, padyshim
zona e Krujës për nga cilësia e ajrit nuk është një nga zonat më të mira
për të jetuar. Sipas agjensisë rajonale të mjedisit, në tre vitet e
fundit numri i furrave të gëlqeres është pakësuar ndjeshëm, nga 376 në
61.
Por asnjera prej tyre nuk ka leje mjedisore. Megjithatë agjensia është përpjekur t’u imponojë atyre që të punojnë vetëm me lëndë drusore.
Në fakt gjatë natës, por disa edhe ditën, furra të ndryshme vazhdojnë të djegin goma apo mbetje plastike, elemente të lartë ndohtës për ambjentin. Nëse ka një mimum ndërgjegjësimi sot për këtë cështje, kjo vjen sepse prej vitesh ky fenomen është denoncuar rregullisht prej mediave.
Top Channel