Negociatori i BE në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka deklaruar se pas arritjes së marrëveshjes, Prishtina dhe Beogradi duhet të fokusohen tek dialogu.

Në një intervistë për Radio Kosova, Cooper ka vlerësuar se situata anormale e krijuar në veri të Kosovës duhet tejkaluar përmes bisedimeve dypalëshe.

“Gjërat nuk janë më si më parë dhe palët duhet ta kuptojnë se nuk duhet të priten befasi, por dialog serioz që con në zgjidhjen e problemeve”, ka deklaruar Cooper.

Për qetësimin e situatës në veri Cooper zhvilloi disa ditë më parë takime kokë më kokë me përfaqësues të shtetit serb dhe atij kosovar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA