Afganistan, marinsat e vrarë ishin Navy Seals

06/08/2011 21:20

Burime amerikane deklarojnë se shumica e 31 marinsave që mbetën të vrarë nga rrëzimi i helikopterit në Afganistan ishin nga njësia Navy Seal që vrau Osama bin Laden.

Megjithatë, burimet kanë nënvizuar se ka të ngjarë që marinsat e vdekur të mos jenë të njëjtët që hynë në ndërtesë dhe vranë kreun e Al Kaedës.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë konfirmuar ende numrin e viktimave, që mund të jetë edhe më i rëndi që nga nisja e konfliktit në Afganistan.

Sipas zyrës së presidentit afgan Hamid Karzai, e cila njoftoi edhe numrin total të të vdekurve, helikopteri “Chinook” u rrëzua gjatë natës në provincën e Uardakut.

Ushtarët amerikanë dhe ata afganë po ktheheshin nga një operacion kundër talebanëve, ku kishin mbetur të vrarë tetë rebelë.

Një zyrtar i administratës së presidentit amerikan Barack Obama tha për agjencinë “Associated Press” se helikopteri ishte qëlluar.

Ndërsa një zyrtar i koalicionit të NATO-s në Afganistan tha për “New York Times” se helikopteri është goditur me një granata-hedhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA