Një grup hajdutësh që vepronte në zonën e Fushë- Krujës është goditur
nga shërbimet policore të Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve, ndërsa në
banesën e njërit prej tyre janë bllokuar edhe armë zjarri.
Operacioni i koduar “Shëtitësit e natës” ka cuar në pranga tre antarë të grupit, kurse një i katërt po hetohet në gjendje të lirë. Të arrestuarit në flagrancë ishin kthyer në makth për shumë subjekte të qytetit të Fushë Krujës ku krimi kundër pronës ka pësuar një rritje të ndjeshme muajt e fundit.
Shërbimet e policisë së Krujës kapën në kushtet e flagrancës, në kohën kur Artan Caka 21 vjec dhe Kujtim Leka 20 vjec nga Thumana po tentonin të vidhnin një sasi karburanti në serbatorin e një furgoni. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Mersin Lekës, babait të njërit prej të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri: një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe vegla pune dhe pajisje të tjera që mendohet se janë vjedhur në njësi të ndryshme tregtare.
Policia deklaroi se ka mundur të dokumentojë 5 prej grabitjeve të kryera nga 3 të rinjtë në Fushë-Krujë dhe fshatrat përreth, ndërkohë që vazhdon puna për zbardhjen e të tjera vjedhjeve.
Top Channel