Partia opozitare AAK ka reaguar lidhur me situatën në veri duke i kërkuar qeverisë së Kosovës që të mos heqë dorë nga veprimet e saj.

“Do të ishte një gabim shumë i madh dhe shumë i dëmshëm për Kosovën nëse do të lëvizej nga pozicionet aktuale”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Partia opozitare i ka bërë thirrje qeverisë që të hartojë një plan të ri dhe të detajuar për veriun, me qëllim rivendosjen e paqes dhe ligjit në këtë zonë.

“Qeveria duhet që urgjentisht të hartojë dhe të harmonizojë një plan të detajuar që të parashikojë veprime konkrete për rivendosjen e rendit dhe ligjit në veri”, thuhet në deklaratën për shtyp.

AAK i ka kërkuar gjithashtu qeverisë që ta kuptojë se vendimet që do të ndërmerren në ditët e ardhshme do të jenë jetike për të ardhmen e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA