Ish-negociatori amerikan në cështjen e statusit të Kosovës, Frank Wisner
ka deklaruar se Kosova është një shtet që ka të drejtë ta shtrijë
autoritetin e tij.

“Kosova ka të drejtë të kontrollojë pikat kufitare kritike dhe cfarëdo marrëveshje duhet t’i lejojë asaj të ushtrojë autoritetin në territorin e vet”, ka pohuar Wisner.

Ndërkohë, kongresmeni Eliot Engel ka përsëritur qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të Prishtinës zyrtare.

“Kryeministri i Kosovës duhet të bëjë atë që është në interes të vendit të tij”, ka deklaruar Engel, duke hedhur poshtë hipotezat për një ndarje të territorit.

“Juridiksioni i vendit duhet të kontrollohet kudo nga autoritetet e Kosovës, pa përjashtuar veriun”, ka nënvizuar kongresmeni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA