
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci i ka paraqitur gjeneralit Erhard
Byhler kushtet e kabinetit të tij për të zbutur qëndrimin ndaj
marrëveshjes mes KFOR-it dhe Serbisë.
Lista e hartuar nga qeveria kosovare përmban 10 pika, të cilat janë publikuar nga e përditshmja e njohur “Zëri”.
1. Heqja e bllokadave të rrugëve
2. Në parim mbajtja e gjendjes aktuale në portat kufitare
3. KFOR-i të jetë përgjegjës për portat
4. Në parim portat të jenë të mbyllura për arsye sigurie dhe të jenë zona të kufizuara ushtarake
5. Ndihma humanitare do të lejohet që të hyjë në Kosovë në makina deri në 3.5 tonë, në pika të caktuara kufitare, pas një vlerësimi nga një organ i caktuar dhe i pavarur ndërkombëtar se ekziston nevoja për ndihma humanitare
6. Mallrat për kishën ortodokse serbe do lejohen të kalojnë
7. Cdo person dhe makinë të kontrollohet për armatim
8. Cdo person të kontrollohet për ID
9. Treni Beograd-Prishtinë të kontrollohet nga EULEX dhe Policia e Kosovës, si dhe të ndihmohet nga KFOR-i
10. Pikat e paautorizuara kufitare të mbyllen
Top Channel