Tajlandë, kryeministrja e parë femër

05/08/2011 09:20

Parlamenti tajlandez ka votuar Yingluck Shinawatra si kryeministren e parë femër të vendit.

Yingluck, motra e kryeministrit të rrëzuar Thaksin Shinawatra, udhëhoqi partinë e saj Pheu Thai në fitoren e pastër të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

Partia e saj dhe partnerët e koalicionit drejtojnë tani një mazhorancë të theksuar në dhomën e ulët.

Pas votimit të transmetuar direkt në televizion, mbreti Bhumibol Adulyadej duhet të miratojë zgjedhjen e saj në një ceremoni që do të zhvillohet brenda pak ditësh.

Në dhomën e ulët, 296 nga 500 anëtarët e legjislaturës votuan pro Yingluck, tre votuan kundër dhe 197 abstenuan.

44-vjecarja do të përballet menjëherë me sfidën për rivendosjen e stabilitetit në Tajlandë, pas pesë vitesh trazirash politike.

Top Channel