Serbia: Do vijojmë bashkëpunimin me KFOR
05/08/2011 13:45
Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac është shprehur kundër
marrjes së masave të njëanshme dhe dhunës për ndryshimin e situatës në
veri të Kosovës.
Pas një takimi të zhvilluar me ndihmësin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Alexander Versboë, Shutanovac ka deklaruar se Serbia do të vijojë bashkëpunimin me KFOR-in.
“Pikërisht kjo situatë tregon përse Beogradi është kundër reduktimit të trupave ndërkombëtare në Kosovë”, ka deklaruar Shutanovac.
Nga ana tjetër, edhe zyrtari amerikan ka vlerësuar se zgjidhja e krizës në Kosovë duhet të arrihet me mjete diplomatike dhe paqësore.
Top Channel