Madrid, protestuesit përleshen me policinë

05/08/2011 08:45

Të paktën 20 persona janë plagosur, mes të cilëve shtatë oficerë policie, në përleshjet mes forcave të rendit dhe protestuesve në Madrid.

Policia ka ndaluar demonstruesit, të njohur ndryshe si “të indinjuarit”, që të hyjnë në sheshin që ka qenë qendra e protestave anti-qeveritare.

Dëshmitarët thanë se policia ishte vendosur përpara godinës së Ministrisë së Brendshme.

Mediat e huaja vlerësojnë se ky është incidenti më i rëndë i ndodhur në Spanjë që nga nisja e protestave në muajin maj.

Të indinjuarit protestojnë ndaj mënyrë se si qeveria po menaxhon situatën ekonomike dhe papunësinë e lartë.

Mbi 200 policë ishin vendosur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të sheshit Porta e Diellit, duke detyruar qindra demonstrues të marshojnë nëpër qytet për të kundërshtuar bllokimin.

Top Channel