Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper ka dekalruar se rëndësi ka që palët të tejkalojnë përmes dialogut krizën në veri të Kosovës.

Duke paraqitur para institucioneve të BE-së raportin mbi takimet e tij me zyrtarët kosovarë e serbë, Cooper ka vlerësuar se dialogu është më i rëndësishëm se sa gjetja e fajtorit për krizën.

“Dialogu duhet të vazhdojë në një mënyrë që të mundësojë progres”, ka deklaruar i dërguari i Bashkimit Evropian.

Sipas mediave kosovare, ulja e tensioneve, gjetja e një zgjidhjeje të përkohshme dhe vazhdimi i dialogut kanë qenë pikat kryesore të raportit të Cooper.

Top Channel