Brazil, jep dorëheqjen ministri i mbrojtjes
05/08/2011 03:50
Ministri i Mbrojtjes në Brazil, Nelson Jobim dha dorëheqjen nga posti i tij pas disa komenteve të bëra ndaj kolegëve të kabinetit qeverisës së presidentes Dilma Rousef.
Mediat brazialiane shkruajne se Jobim kishte quajtur kolegët e tij si të dobët dhe idiotë.
Pas këtyre deklaratave atij iu kërkua dorëheqja nga presidentja Rousef. Jobim është zyrtari i lartë i tretë që jep dorëheqjen që nga ardhja në pushtet e presidentes, Dilma Rousef. Tashmë posti i Ministrisë së Mbrojtjes do t’i kalojë ish-ministrit të Jashtëm, Celso Amorim.
Top Channel