Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar marrëveshjen e arritur dje mes KFOR-it dhe zyrtarëve të qeverisë serbe.

Përmes një deklarate për shtyp, lëvizja ka vlerësuar se pakti defaktorizon qeverinë e Kosovës dhe ka paralajmëruar se nuk do ta njohë atë.

“Cdo ditë po bëhet më e qartë se shteti i Kosovës nuk është më palë negociuese për vendosjen e rendit dhe ligjit në territorin e saj në veri”, thuhet në deklaratë.

Partia e rëndësishme e opozitës kosovare ka kritikuar ashpër edhe qeverinë kosovare, për mungesën e veprimeve të saj.

“Mungesën e veprimeve nga ana e qeverisë së Kosovës nuk e kompensojnë deklaratat e ashpra dhe pompoze të përfaqësuesve të saj”, ka theksuar Vetëvendosje.

Më tej lëvizja e drejtuar nga Albin Kurti ka vlerësuar rolin e NATO-s në të kaluarën, por ka shtuar se, sot KFOR nuk mund të flasë më në emër të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA