
Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës kanë ngjallur shqetësim në radhët e politikës maqedonase, ku disa subjekte të saj kanë kërkuar marrjen e masave në mënyrë që tensionet të mos prekin kufijtë e vendit të tyre.
Kryetari i partisë VMRO-Popullore, Marjan Dodovski ka kritikuar qeverinë dhe presidentin maqedonas që nuk po shqyrtojnë situatën, si dhe BDI-në e Ali Ahmetit, që ndërlidhi pak ditë më parë krizën në Kosovë me mundësinë e destabilizimit të Maqedonisë.
Dodovski ka kërkuar që të mblidhet sa më parë Këshilli Shtetëror i Sigurisë, i cili sipas tij duhet të marrë masa konkrete pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Ndërsa partia më e madhe e opozitës, LSDM, është shprehur kundër cdo ndryshimi me dhunë të kufijve, duke vlerësuar se këto tendenca janë të rrezikshme për stabilitetin e Maqedonisë.
Ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka reaguar as ndaj ngjarjeve në veri të Kosovës dhe as ndaj deklaratave të Ali Ahmetit lidhur me përhapjen e tensioneve.
Top Channel