Ndërmjetësi evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper do të raportojë nesër para përfaqësuesve të vendeve të BE mbi takimet e zhvilluara në ditët e fundit me zyrtarët serbë dhe kosovarë.

Lajmin e bën të ditur “REL”, që citon zëdhënësin e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Michael Mann.

“Largimi i tensioneve aktuale është përgjegjësi e Prishtinës dhe Beogradit”, ka deklaruar zëdhënësi i Catherine Ashton.

Ndërkohë, nga raportimet e mediave të ndryshme mësohet se në takimet që Cooper ka zhvilluar në ditët e fundit me zyrtarët serbë e kosovarë është arritur një zgjidhje. Por kjo nuk konfirmohet nga Brukseli.

Top Channel