Negociatori serb, Borko Stefanovic është shprehur optimist se në takimin e ri që do të zhvillojë më vonë me komandantin e KFOR-it do të arrihet zgjidhja e “krizës së madhe”.

“Pres zgjidhje të kësaj krize të madhe, nëse gjithcka shkon mirë deri në fund”, ka deklaruar Stefanovic për agjencitë serbe të lajmeve.

Zyrtari serb ka bërë të ditur se qytetarët do të njoftohen mbi pikat e bisedimeve në fund të takimit, që do të zhvillohet në bazën Nothing Hill.

Mësohet se në këtë takim me gjeneralin Erhard Byhler do të jetë i pranishëm edhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic.

Takimi pritet të zhvillohet më vonë, pa pjesëmarrjen e ndonjë zyrtari kosovar dhe pavarësisht deklaratave të partive kosovare se, nuk njohin asnjë marrëveshje ku Prishtina nuk është palë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA