Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë kundër marrëveshjes së arritur mbrëmjen e djeshme mes KFOR-it dhe zyrtarëve serbë.

“Nuk mund të ketë asnjë marrëveshje për Kosovën, në të cilën Kosova nuk është palë fuqiplotë”, thuhet në një deklaratë për shtyp të kësaj partie.

LDK ka përsëritur mbështetjen e saj ndaj masave të reciprocitetit me Serbinë, duke theksuar se ato duhet të zbatohen plotësisht.

“Reciprociteti duhet të respektohet plotësisht, në mënyrë që të mos lejohet lulëzimi i krimit dhe evazionit fiskal”, nënvizohet në deklaratë.

Partia e dytë më e madhe e Kosovës ka përgënjeshtruar zërat për një krizë humanitare në veri të vendit, duke e cilësuar dërgimin e një autokolone me ndihma si politikë të Serbisë për tensionimin e situatës.

“Cështja e statusit është një cështje e mbyllur shumë kohë më parë dhe e vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, thuhet më tej në komunikatën e LDK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA