Zgjedhjet e 28 dhjetorit, AFP ngre pikëpyetje: Çfarë ndodh nëse sërish nuk do të ketë “fitues” në Kosovë
Kongresmeni amerikan Gary Peters ka dënuar dhunën serbe në veri të Kosovës dhe ka shprehur mbështetjen ndaj veprimeve të qeverisë kosovare.
“Një vend i pavarur dhe sovran meriton të drejtën për të mbrojtur qytetarët e tij dhe për të ruajtur kufijtë”, ka deklaruar Peters në Kongresin amerikan.
Ai ka dënuar ashpër veprimet diskriminuese të Serbisë kundrejt Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë së saj, në shkurt të vitit 2008.
Më tej, ai ka shtuar se është krenar që përfaqëson komunitetin e rëndësishëm kosovaro-amerikan, në jug-lindje të Miciganit.
Pak ditë më parë edhe kongresmeni Eliot Engel shprehu mbështetjen e tij për operacionin e forcave speciale kosovare për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit.
Top Channel