Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremic, ka fajësuar
Bashkimin Evropian dhe ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper për shtyrjen e
raundit të fundit të dialogut mes Prishtinës e Beogradit, sipas të
cilit ky boshllëk i krijuar në procesin e bisedimeve, ka nxitur
shqiptarët e Prishtinës që të destabilizojnë situatën në veri të vendit.

Shefi i diplomacisë serbe, bën të ditur Telegraf, i është drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, pasi që vetëm pak ditë më parë kërkesa e tij për t’iu drejtuar Këshillit të Sigurimit i është refuzuar.

Jeremic madje akuzon forcat speciale të policisë së Kosovës – ROSU që kanë kaluar lumin Ibër në veri, pa lejen e Bashkimit Evropian dhe kanë bërë veprime ekstremiste, duke rrahur dhe arrestuar civilë serbë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA