Numri dy i qeverisë serbe, Ivica Dacic ka deklaruar se Serbia nuk do ta shesë Kosovën kundrejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Qëndrimi ynë është i qartë, ekziston vija e kuqe e interesit shtetëror, përtej të cilës Serbia nuk do të kalojë”, ka pohuar Dacic.

Beogradi zyrtar shpreson se Brukseli nuk do t’ia parashtrojë kushtin e njohjes së Kosovës në këmbim të anëtarësimit në Union.

Megjithatë, kohët e fundit zërat për vendosjen e një kushti të tillë janë shtuar, sidomos pas deklaratës së ambasadorit gjerman në Prishtinë.

Analistë të njohur të cështjeve ballkanase vlerësojnë se, nëse Serbia hyn në BE pa pranuar pavarësinë e Kosovës, atëherë do të vendosë kushtin: “Kosova, në BE vetëm si pjesë e Serbisë”.

Top Channel