Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore kanë nënshkruar një marrëveshjen prej 6.85 milion dollarë kredi.

Kredia në fjalë ka për synim fuqizimin e sektorit financiar në infrastrukturën e tij në Kosovë dhe është një kredi e butë me afat shlyerje prej 20 vitesh.

“Dëshiroj të falenderoj donatorët e tjerë që punojnë bashkë me ne. Po ashtu dëshiroj të falenderoj qeverinë e Kosovës dhe së fundmi kryeministrin që ka mundësuar këtë partneritet të shkëlqyer me Bankën Botërore gjatë këtyre viteve, partneritet që ka qendruar i fortë”, tha drejtori i Bankës Botërore për Kosovën, Ranjit Nayak.

Kjo është marrëeshja e dytë brenda dy javëve. Më parë Kosova nënshkroi një marrëveshje me BB për financimin e sektorit të bujqësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA