Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler dhe negociatori serb Borko Stefanovic kanë arritur një marrëveshje që parashikon heqjen e bllokadave serbe në veri të Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp të trupave ndërkombëtare, të cilës i referohet “REL”.

Sipas njoftimit, marrëveshja e arritur mbrëmjen e sotme parashikon:

1) Pikat kufitare 1 dhe 31 do të mbeten nën kontrollin e KFOR deri në mesin e shtatorit, me opsionin e zgjatjes së misionit.

2) Veturat dhe kamionet me peshë deri në 3.5 tonelata, që transportojnë ndihma humanitare, do të lejohen të kalojnë kundrejt kontrolleve të detajuara.

3) Bllokadat rrugore do të hiqen dhe liria e lëvizjes do të rivendoset.

Për mbajtjen e bisedimeve, në të cilat ka marrë pjesë edhe ministri serb për Kosovën Goran Bogdanovic, gjenerali Byhler kishte autoritetin e plotë të dhënë nga të gjitha institucionet e përfshira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA