Komandanti i njësisë shumëkombëshe të Lindjes, koloneli amerikan Michael Schwarz ka deklaruar se shumë banorë serbë që qëndrojnë para barrikadave, e bëjnë këtë pasi janë detyruar.

Sipas një komunikate për shtyp të shpërndarë nga komanda amerikane e KFOR-it, koloneli Schwarz ka vizituar personalisht pjesën veriore të Kosovës, ku është informuar nga vetë njerëzit që qëndrojnë para barrikadave.

“Një numër i madh protestuesish i kanë komunikuar kolonelit se para barrikadave ishin vendosur kundër vullnetit të tyre, pasi ishin frikësuar nga strukturat paralele dhe organizatat kriminale”, thuhet në komunikatë.

Në këtë dokument nënvizohet se, komanda e Lindjes do të vazhdojë të mbajë nën kontroll pikën kufitare në Jarinje, e angazhuar për të siguruar një ambjent të qetë për personat që respektojnë ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA