Një projektligji të ri për përdorimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike ka paraqitur ministri grek i Drejtësisë, Miltiadhis Papajoanu në Komisionin e Cështjeve Sociale të Parlamentit.

Në Greqi mbi 300 vetë në vit humbasin jetën nga lëndët narkotike, ndërsa mbi 40% e të burgosurve janë dënuar për cështje që kanë të bëjnë me trafikimin dhe përdorimin e drogës.

E ndodhur përballë fakteve të tilla, politika greke shkon drejt një reformimi të guximshëm të legjislacionit, me qëllim trajtimin dhe reduktimin e përdoruesve të drogës dhe të parandalimit të trafikimit të substancave të tilla, me një mënyrë të rreptë, por edhe të drejtë e objektive.

Boshtet kryesore të ligjit kanë të bëjnë me dekriminializimin e plote për përdoruesit që marrin drogë për herë të parë dhe reduktimin e shkallës së fajit për posedim, furnizim dhe kultivim të bimëve kanabis, nëse janë në sasi tepër të vogla për përdorim vetjak.

Gjithashtu, do të kryhet në mënyrë më të drejtë trajtimi mjekësor i përdoruesve të vegjël dhe do të racionalizohen dispozitat dhe dënimet për trafikimin e drogës.

Nuk do të vuajnë dënime me burgim poseduesit e sasive të vogla të bimëve kanabis, që vërtetohet se janë përdorues, por ndërkohë do të ngelet dënimi i burgimit të përjetshëm për ata trafikantë të sasive të mëdha të narkotikëve të fortë.

Megjithatë, mediat vendase kanë kritikuar projektligjin për disa pika të dobëta të tij. Një prej tyre është se nuk përcaktohet saktësisht sasia e drogës që do të konsiderohet për përdorim personal, duke u lënë vend gjykatësve për interpretime subjektive të ligjit.

Qindra shtetas shqiptarë vuajnë dënime të ndryshme në burgjet greke, të dënuar shpesh herë në mënyrë subjektive për përdorim, posedim dhe trafikim të sasive të vogla të lëndëve narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA