Gjirokastër, Parku i Viroi drejt shkatërrimit

02/08/2011 11:45

Parku i Viroit një prej destinacioneve më të bukura të ekoturizmit në Gjirokastër po shkon prej vitesh drejt degradimit.

Liqeni dikur një pellg lundrimi me varka, peshkimi dhe noti sot është mbuluar nga algat dhe bimësia ujore ndërsa është kthyer në strehën e bretkosave dhe zvarranikëve të ujit. Stolat përreth liqenit të financuara gati 5 vite më parë prej një fondi Austriak nën etiketimin ‘Gjirokastra e Bukur’ tashmë janë të gjithë të shkatërruar dhe të mbuluar nga shkurret.

Dikur në fundjavë ky vend frekuentohej nga qindra banorë ndërsa tani bizneset e pakta rreth liqenit ankohen se mungon plotësisht frekuentimi.

Parku i Viroit është në administrimin e bashkisë së Gjirokastrës dhe komunës Cepo. Kufiri mes tyre kalon mespërmes liqenit të Viroit, por në të dy anët e tij nuk duket asnjë ndërhyrje. Të dy institucionet të pyetura mbi një plan të mundshëm mirëmbajtjeje apo funksionalizimi të parkut nuk kanë pranuar të japin asnjë përgjigje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA