Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë sot në aktivitetin “Përkujtimi i Mjedës”, në Kukël të Shkodrës.
Veprimtari kjo e organizuar në homazh të personalitetit të shquar të letrave shqipe, poetit, prozatorit, gjuhëtarit, muzikologut, historianit, arkitektit dhe pionierit të arsimit shqiptar, Ndre Mjeda.
Aktiviteti “Përkujtimi i Mjedës” u organizua nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe fondacioni “Ndre Mjeda”, në mbështetje edhe të Arqipeshkvisë Shkodër, për të nderuar personalitetin në 74-vjetorin e vdekjes së tij.
Zonja Topalli vizitoi ambientet ku jetoi e shërbeu Dom Ndre Mjeda, ekspozitën me fotografi dhe vepra të Mjedës, si dhe panairin e mbajtur me këtë rast me produkte karakteristike të zonës.
Top Channel